Lufta në Lindjen e Mesme, ushtria izraelite: Së shpejti do godasim objektet që lidhen me financimin e Hezbollahut në Liban! Të evakuohen banorët

lufta ne lindjen e mesme ushtria izraelite se shpejti do godasim objektet qe lidhen me financimin e hezbollahut ne liban te evakuohen banoret





































Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka paralajmëruar se Izraeli do të nisë sulme në objektet që lidhen me financimin e Hezbollahut në Liban në orët e ardhshme dhe banorëve libanezë do u kërkohet të evakuojnë zonat pranë këtyre objekteve.

viritos-epithesi-mak1

“Kushdo që do të jetë pranë vendeve të përdorura për financimin e aktivitetit terrorist të Hezbollahut, duhet të qëndrojë larg tyre menjëherë”, tha ai.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës izraelite shtoi se Izraeli do të sulmojë degë të ndryshme të krahut financiar të Hezbollahut Al-Qard Al-Hassan, të mbështetur nga Irani, por nuk u dhanë detaje mbi vendndodhjet e objekteve që do të synoheshin, raporton SkyNews.

Ndërkohë, një shpërthim u dëgjua dhe u pa tym mbi periferitë jugore të Bejrutit, raporton Reuters.

Thuhet se shpërthimi ndodhi menjëherë pasi Izraeli tha se po planifikonte të shënjestronte vendet në qytet që i përkisnin krahut të Hezbollahut.

I vendosur për të përshkallëzuar situatën, Izraeli duket se ka hartuar një plan për t’u hakmarrë kundër Hezbollahut pas sulmit me dron që synoi rezidencën e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →