“Akti i sotëm, shpallje lufte”- Tedi Bushi: Nuk ka asnjë dokument apo provë që e implikon qoftë edhe një fije floku në afera korruptive

akti i sotem shpallje lufte tedi bushi nuk ka asnje dokument apo prove qe e implikon qofte edhe nje fije floku ne afera korruptive





































Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka deklaruar se arrestimi Ilir Metës ishte “shpallje lufte”.

tedi blushi

“Akti i sotëm nuk është gjë tjetër veçse një shpallje lufte ndaj opozitës, që nga ky moment i ka dy drejtues të ndaluar.

Duke qenë akt lufte dhe tejkalimi i çdo vije të kuqe, do marrë përgjigje të pamëshirë nga populli opozitar nga të katërta anës e botës.

Për fat të keq të gjithë ata që mund të shpresonin te suksesi i reformës në drejtësi, sot besoj u bindën se në këtë vend nuk ka drejtësi. Kur ky akt kriminal, në mes të ditës, para qindra qytetarëve ndodh me një ish-president të republikës, imagjino c’mund të ndodhë me një qytetar të pambrojtur.

Kjo nuk është beteja personale e Ilir Metës por e gjithë qytetarëve të ndeshëm që e duan kombin shqiptarë.

Ndaj ilir metës nuk ka asnjë akuzë të mbështetur mbi fate dhe prova. Nuk ka asnjë provë, dokument,  që e implikon atë qoftë dhe një fije floku afere korruptive. Gjithçka ka të bëjë me një proces të inskenuar”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →