Në orën 18:00, Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, e cila do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Sipas gazetarit të Neës24, Ergys Gjencaj, mbledhje kryesie është në vijim të proceseve që partia më e madhe në vend po bën lidhur me përgatitjen e strukturave dhe organizimin në funksion të zgjedhjeve parlamentare.
Mbledhja vjen në ditën ku u arrestua presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por ende nuk dihet nëse pas mbledhjes do të ketë reagim nga mazhoranca për këtë çështje.