Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dron në shtëpinë e kryeministrit izraelit Netanyahu

hezbollahu merr pergjegjesine per sulmin me dron ne shtepine e kryeministrit izraelit netanyahu





































Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për sulmin me dron që ndodhi javën e kaluar në rezidencën e pushimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare në veri të Izraelit.

Kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, Mohammad Afif, flet gjatë një konference shtypi në Ghobeiry, Liban, më 22 tetor 2024
Kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, Mohammad Afif, flet gjatë një konference shtypi në Ghobeiry, Liban, më 22 tetor 2024

“Rezistenca Islamike merr përgjegjësinë për operacionin e Cezaresë dhe shënjestrimin e shtëpisë së Netanyahut”, tha kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, Mohammad Afif, në një konferencë shtypi të martën.

Një nga tre dronët e lëshuar nga Libani goditi rezidencën e Netanyahut të shtunën. Zëdhënësi i tij tha se kryeministri nuk ishte në afërsi në momentin e sulmit dhe nuk kishte viktima.

Shkëmbimet e sulmeve raketore në kufirin e Libanit kanë nisur pas nisjes së luftës së Izraelit në Gazë, më 7 tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e Hamasit në jug të Izraelit, duke lënë mbi 1.200 njerëz të vrarë dhe duke marrë 240 pengje tjera. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →