“Shtetit i mungojnë makinat me logo apo oficerët me uniformë?” -Arrestimi i Ilir Metës me forcë nga policia/ Ish-prokurori: Mund të evitohej, ishte shfaqje e panevojshme

shtetit i mungojne makinat me logo apo oficeret me uniforme arrestimi i ilir metes me force nga policia ish prokurori mund te evitohej ishte shfaqje e panevojshme




































Ish-prokurori Eugen Beci foli sot në emisionin “Open” në News 24 për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

arrestimi ilir meta pl

Beci tha se arrestimi me forcë i Metës ishte një shfaqje e panevojshme dhe se diçka e tillë mund të evitohej.

Më tej ai tha se në momentin e arrestimit makinat që ndoqën Metën ishin pa logo, ndërsa oficerët pa uniformë.

ppppppppppp

Ish-Prokurori: Nuk besoj se këto proceduar janë ndjekur në mënyrë të rregullt..Kemi pretendimet e njërës palë kemi edhe video që shohim…policia e shteit në një shtet normal i ka të tëra mundësitë që të përgjojë personin dhe ta ndalojë atë në vendin më të përshtatshëm. Siç shihet në video gjatë arrestimit shohim makina të pa loguara dhe oficer policie pa uniforma përkatëse. Duhet të kesh makina të loguara dhe oficerë me uniformë. Një shteti serioz i mungojnë makinat me logo apo oficerët me uniformë  për të arrestuar ish presidentin për të treguar një seriozitet? Këto element të çojmë në faktin se në rast se kemi video të tilla për një qytetar të thjesht do kishim reagime më të mëdha….mund të evitohej një situatë e tillë me shumë arsye, mund ta ndalosh në banesën e tij në selinë e tij për të mos krijuar një kaos dhe një show të panevojshëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →