Nis takimi mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian! Ursula von der Leyen pritet me ceremoni në kryeministri

nis takimi mes kreut te qeverise edi rama dhe presidentes se komisionit europian ursula von der leyen pritet me ceremoni ne kryeministri





































Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë, ku ka nisur sot turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

rama takon ursula van der leyen (2)

Von der Leyen u prit në ambientet e Kryeministrisë, nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Vizita është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

rama takon ursula van der leyen (1)

Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Kolegjit të Europës.

ramaa

Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian. Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë, dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.

Agjenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00. Më pas, Presidentja e Komisionit Europian lë Tiranën për të vijuar me turin ballkanik në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →