Ka rënë në prangat e policisë autori që kërcënoi me jetë përmes Facebook 37-vjeçarin nga Korça dhe familjarët e tij.
Policia e Korçës bën me dije se në pranga ka rënë 44-vjeçari Adrian Kroji. Kujtojmë se në qershor të këtij viti u arrestua bashkëpunëtori i 44-vjeçarit, Kreshnik Aliaj.
Blutë e Korçës njoftojnë se Gjykata e Korçës ka caktuar për Adrian Krojin, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në muajin mars, në bashkëpunim me shtetasin K. A. (i arrestuar në muajin qershor), ka kanosur për jetën një 37-vjeçar dhe familjarët e tij, për t’i dhënë shuma parash nga 2000 deri në 6000 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionkt të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi policise
Korçë/Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Açounts”.
Në muajin mars, kanosi për jetën, në Facebook, një shtetas dhe familjarët e tij, që t’i jepnin para, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.
Për këtë rast, në muajin qershor, u arrestua bashkëpunëtori i 44-vjeçarit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, për një rast të kanosjes në rrjete sociale, për dhënie pasurie, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Açounts”.
Gjatë këtij operacioni u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim A. K., 44 vjeç, banues në Korçë, për të cilin Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.