Ursula von der Leyen takim me Ramën, Berisha: Një javë më parë kryeministri falenderonte Putinin për integrimin, ka probleme të thella politike! Nuk meriton gjë tjetër veç se…

ursula von der leyen takim me ramen berisha nje jave me pare kryeministri falenderonte putinin per integrimin ka probleme te thella politike nuk meriton gje tjeter vec se





































Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vizitën në Tiranë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u takua me kryeministrin Edi Rama.

rama berisha ursula

Berisha tha se sot Rama falënderoi von der Leyen për mbështetjen që ajo dhe KE ka dhënë në integrimin e Shqipërisë në BE, por një javë më parë ai falënderoi diktatorin Putin.

“Edi Rama në konferencë shtypi deklaroi se vendet e Ballkani Perëndimor duhet t’ja dinë për nder Putinit. Cilido që mendon se e kishte me shaka, do ju them këtu se Edi Rama me këtë shaka dëshmoi se ai ka probleme të thella politike dhe psiqike”, tha Berisha.

Ndër të tjera, kreu i PD-së tha se të pretendosh se ishte Putini ai i detyroi udhëheqjen perëndimore të BE për të afruar vendet e rajon, “nuk je gjë tjetër vetëm bastard, që nuk meriton gjë tjetër, veç se largimin e përhershëm nga pushteti.”

Berisha: Përshëndes deputetin Ervin Salianji, në qelitë e burgjeve të diktaturës, aty ku është.  Përshëndes kryetarin e PL-së, Ilir Meta në qelitë e burgjeve të diktaturës. Shqipëria sot ngjet me Ugandën e Mushevinit, ngjet me Tunizinë e Sajedit, me Bjellorusinë e Llukashenkos. Vendi përjeton  një dhunë e terror të paparë, në asnjë vend tjetër të Europës, kundër opozitës, me qëllimin e vetëm për një Shqipëri pa opozitë, apo një Shqipëri fasadë opozitë. Sot ishte për një vizitë Presidentja e KE.

 Sot Edi Rama falënderoi për mbështetjen që ajo dhe KE ka dhënë në integrimin e Shqipërisë në BE. Ata kanë meritën e tyre të pamohueshme, por mos harroni që një javë më parë, Edi Rama nuk falenderoi presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por falënderoi diktatorin Putin. Edi Rama në konferencë shtypi deklaroi se vendet e Ballkani Perëndimor duhet t’ja dinë për nder Putinit.

Cilido që mendon se e kishte me shaka, do ju them këtu se Edi Rama me këtë shaka dëshmoi se ai ka probleme të thella politike dhe psiqike. Desh të thoshte me këtë se në rast se Putini nuk do sulmonte Ukrainën, ju BE, s’do afronit Ballkanin Perëndimor. Duke mashtruar në këtë mënyrë amorale.

BE për Ballkanin perëndimor ka shpenzuar miliarda, që këto vende të ecin në rrugën e integrimit të BE. Të pretendosh se ishte Putini ai i detyroi udhëheqjen perëndimore të BE për të afruar vendet e rajon, nuk je gjë tjetër vetëm bastard, që nuk meriton gjë tjetër, veç se largimin e përhershëm nga pushteti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →