Ilir Meta në burg me vendim të Gjykatës, Mehmetaj: Heqja e plotë e lirisë e panevojshme…

ilir meta ne burg me vendim te gjykates mehmetaj heqja e plote e lirise e panevojshme scaled





































Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Kejdi Mehmetaj, foli në emisionin “Open” në News 24 për vendimin që GJKKO mori sot për kreun e PL-së, Ilir Meta.

MixCollage-23-Oct-2024-09-54-PM-1753

Ajo tha se  mbajtja në qeli e Metës është e panevojshme për deri sa çështja është në hetim e sipër.

Kejdi Mehmetaj: Nuk prisnim që ky vendim të ndryshonte në dy ditë. Krejtësisht e panevojshme që zoti Meta të jetë sot i arrestuar në burg. Një heqje e plotë lirie, kur çështja mund të hetohej në një gjendje tjetër. E paarsyeshme heqja e plotë e lirisë në këtë pjesë kur çështja është në hetim.

Lidhur me përplasjen qe Meta pati në seancë sot me prokurorët, duke e iu adresuar kreut të SPAK Altin Dumani “dumduman”, Mehmetaj tha se këto janë shprehje që zoti Meta ka rreth një vit që i bën ndaj SPAK.

GJKKO rikonfirmoi sot masën arrest me burg për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.

Gjithashtu mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën detyrim paraqitje për  Ema  Çokun, ndërsa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, për të cilin është vendosur masa “detyrim paraqitje” nga arrest shtëpie që ishte.

Ish-presidenti ka kaluar dy netë në bllokun e sigurisë tek Mine Peza dhe pas seancës së sotme në GJKKO, ku ndodhet për konfirmimin e masës së sigurisë, do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua ditën e hënë për akuzat korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për të njëjtat vepra penale akuzohet dhe Kryemadhi. Sot para Gjykatës dolën Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen që SPAK e identifikon me inicialet S.M, në emër të të cilit është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →