“E kisha llogaritur se do të kishte disa probleme, por…”- Meloni optimiste: Marrëveshja Itali-Shqipëri do të sjellë rezultate! Jam e vendosur të eci përpara

e kisha llogaritur se do te kishte disa probleme por meloni optimiste marreveshja itali shqiperi do te sjelle rezultate jam e vendosur te eci perpara




































Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu optimizmin e saj se bashkëpunimi Itali-Shqipëri për emigracionin do të sjellë rezultate.

meloni

Në një aktivitet për shënimin e 80-vjetorit të themelimit të gazetës konservatore të Romës “Il Tempo”, kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu referua sonte qendrave për emigrantët që vendi i saj ka ngritur në veri të Shqipërisë.

“E kisha llogaritur se do të kishte disa probleme, por protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për emigracionin do të sjellë rezultate. Nuk do të lejoj që modeli që kemi krijuar, me respekt të plotë të ligjit italian dhe atij europian, të çmontohet, sepse disa politikanë nuk janë dakord me të dhe me mënyrën se si duhet të menaxhojmë emigracionin. Jam i vendosur të eci përpara”, tha Meloni.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →