DASHI
Duhet ti kristalizoni ndjenjat tuaja dhe të zgjidhnin dilemën të cilën e keni ndaj një personi. Duhet të jeni mjaft i sinqertë dhe të mos i lëndoni ndjenjat e dikujt tjetër.
DEMI
Kufiri i bashkimit dhe i ndarjes është shumë i hollë në lojën e dashurisë, prandaj respektoni rregullat në jetën e përbashkët. Nëse jeni person i ri apo i lirë, ju presin takime të shumta dhe njohje interesante.
BINJAKËT
Ju pret një ditë përgjithësisht e mbarë. Do të kaloni momente shumë të gëzuara në praninë e miqve të vjetër. Yjet ju favorizojnë shumë në jetën sentimentale.
GAFORRJA
Bisedoni me sinqeritet me personin e dashur për problemet të cilat e ngarkojnë jetën e përbashkët. Nuk ka arsye ti fshihni ndjenjat dhe nevojat tuaja.
LUANI
Ju mungon përkrahja emocionale, gjë që ndikon në gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse ju mundon dilema për dashurinë paralele, patjetër duhet të angazhoni mjaft energji në mënyrë që të balanconi në të dyja anët.
VIRGJËRESHA
Nëse jeni i ri apo pa ndonjë lidhje romantike, vëmendjen tuaj emocionale e tërheqin persona të ndryshëm. Ndoshta akoma nuk jeni i sigurt në ndjenjat tuaja apo në zgjedhjen e partnerit.
PESHORJA
Në sajë të informatave të reja, aktivisht po merrni pjesë në ngjarje të ndryshme në skenën afariste. Për këtë arsye nuk dëshironi të pajtoheni me disa kufizime apo me disa norma mesatare të cilat jua imponon rrethi juaj.
AKREPI
Varësisht nga situatat në të cilat gjendeni, kryesisht bëni jetë aktive shoqërore dhe shpesh gjendeni në situata që të realizoni ndonjë lidhje të re në dashuri.
SHIGJETARI
Në entuziazmin e flakët nuk jeni i gatshëm të krijoni lidhje emocionale. Përpiquni të qetësoheni në këtë aspekt sepse mund të gabmoni dhe do tju kushtojë shume.
BRICJAPI
Sjellja juaj impulseve e papritur ju bënë të silleni gabimisht, gjë që edhe më shumë e rëndon dialogun me personin e dashur. Nuk ka arsye ta komplikoni marrëdhënien tuaj dashurore apo të sfidoni besimin emocional të dikujt tjetër.
UJORI
Presioni psikologjik që kohë pas kohe po e ndieni, do të mund të ndikojë në gjendjen tuaj shëndetësore. Prandaj, mos lejoni që t’ju preokupojë më shumë se duhet.
PESHQIT
Do të kaloni momente të bukura qetësie në praninë e familjarëve tuaj. Parashikohet një ditë e këndshme për personat të cilët po përjetojnë një romancë.