“Na ço në qendër të qytetit!”- Detaje nga sulmi në selinë turke të Aviacionit, një prej autorëve ishte grua! E reja hodhi veten në erë pasi… Ja kush janë 5 viktimat

na co ne qender te qytetit detaje nga sulmi ne seline turke te aviacionit nje prej autoreve ishte grua e reja hodhi veten ne ere pasi ja kush jane 5 viktimat





































Detaje të reja janë bërë të njohura nga sulmi terrorist në selinë e Kompanisë shtetërore turke të Aviacionit (TUSAS) në Ankara, ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

ankara silmi

Sipas mediave turke, një prej dy autorëve që kryen sulmin terrorist ka qenë grua, e cila raportohet se ka hedhur veten në erë me granatë, kur ka konstatuar se nuk ka mundur t’i shmanget arrestimit.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i saj ka mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri me personat e sigurimit të objekteve të TUSAS.

Siç raporton Hurryiet, dy autorët kishin kryer një vëzhgim të zonës para sulmit të tyre. Mediat kanë publikuar një foto në të cilën dyshohet se çifti paraqitet të kapur për dore, duke dokumentuar masat e sigurisë dhe ambientet e .

ankara
Dy autorët e sulmit

Edhe pse qeveria e Erdoganit e ka cilësuar sulm terrorist, asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër ngjarjen. Me herët u raportua se autorët ishin pjesë e PKK, një organizatë kurdë.

HaberTurk raporton se sulmuesi mashkull, i lindur në vitin 1992 në lagjen Beytüşşebap, ai ka qenë një anëtar i PKK-së që nga viti 2016, por emri i tij mbetet i panjohur.

Pesë viktimat

Mediat turke kanë bërë publike edhe emrat dhe fotot e viktimave të sulmit terrorist.

Zahide Güçlü, inxhiniere mekanike në TUSAŞ

Cengiz Coşkun, Menaxher i Kontrollit të Cilësisë në TUSAŞ

Hüseyin Canmaz, punonjës i TUSAŞ

Atakan Şahin Erdoğan, oficer sigurie

Murat Arslan, taksisti i cili u vra nga terroristët që tentuan t’i merrnin mjetin me të cilin ai i solli në hyrje të TUSAŞ.

Vjedhja e taksisë

Sa i përket vjedhjes së taksisë me të cilën terroristët mbërritën në objektet e Industrisë Ajrore, kjo ka ndodhur rreth 45 minuta para sulmit.

Mediat turke përshkruajnë se ata hipën në taksinë e Murat Arslanit dhe i thanë atij “duam të shkojmë në qendër të Ankarasë”.

tourkia-thimat3
Taksisti Murat Arslani

Në një moment atij iu kërkua të ndalonte dhe njëri nga të dy dyshohet se kishte qëlluar. Më pas ata e futën trupin e pajetë të taksistit në bagazh dhe u drejtuan për në ambientet e TUSAŞ

“Ata e qëlluan pas shpine”, tha babai i Arslanit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →