Goditet organizata e trafikut të drogës në Itali, drejtohej nga një çift shqiptarësh! 30-vjeçari përfundon në burg, e reja në arrest shtëpie për shkak të shtatzënisë

goditet organizata e trafikut te droges ne itali drejtohej nga nje cift shqiptaresh 30 vjecari perfundon ne burg e reja ne arrest shtepie per shkak te shtatzenise





































Një organizatë shqiptare e trafikut të drogës është goditur nga autoritetet italianë në provincat e Forlì-Cesena dhe Rimini.

policia italiane

Siç raportojnë mediat fqinje, karabinierët e Cesenatico, Rivierasca dhe Novafeltria, kanë ekzekutuar katër masa paraprake të dhëna nga gjyqtari hetues në Gjykatën e Forlit, me kërkesë të Prokurorisë Publike vendase.

Masat janë marrë ndaj tre shqiptarëve të moshës 30, 22 dhe 33 vjeç me vendbanim midis Cesenatico dhe Gatteo, si dhe një 34-vjeçari me vendbanim në Verucchio.

Shqiptarët dyshohet se janë përgjegjës për bashkëpunim për posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Për dy të dyshuarit e parë, që thuhet se janë çift, besohet se janë në krye të shoqatës dhe autorë të dyshuar të dhjetëra shitjeve të substancave narkotike në Cesenatico dhe komunat fqinje, nga provinca Forlì-Cesena, por edhe nga atë të Riminit.

Gjykata urdhëroi masën e paraburgimit arrest në burg për burrin dhe arrest shtëpie për gruan, e cila mësohet se është shtatzënë.

Ndërsa ndaj dy bashkëpunëtorëve të dyshuar, përgjegjës për një numër më të vogël shitjesh, gjykata vendosi masën e ndalimit të qëndrimit në provincën Forlì-Cesena.

Gjatë fazave të ndryshme të hetimeve, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Forlit, u sekuestruan në total rreth 350 gram kokainë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →