FOTO/ Një ditë pas ‘arrestit me burg’, avokati Genc Gjokutaj i shkon te “313” Ilir Metës! Ja arsyeja

foto nje dite pas arrestit me burg avokati genc gjokutaj i shkon te 313 ilir metes ja arsyeja





































Një ditë pas GJKKO dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën, avokati i tij, Genc Gjokutaj është parë sot të shkojë tek burgu 313, aty ku presidenti i PL-së u transportua ditën e djeshme.

meta gjokutaj

Mësohet se shkak për këtë takim është bërë përgatitja që po bëhet për ankimin për në gjykatën e Apelit të Posaçëm.

gjokutaj1

Kujtojmë që ditën e djeshme GJKKO la në fuqi masat e mëparshme të sigurisë edhe ndaj deputetes Monika Kryemadhi, ndaj Ema Çokut për detyrim paraqitje, si dhe ndryshoi masën për Piro Xhixhon nga arresti në shtëpi në detyrim paraqitje.

Të katër janë persona nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Ditën e djeshme (23 tetor) u raportua se Ilir Meta iu drejtuar me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, i cili ishte i pranishëm në seancë.

Sipas SPAK, Meta dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →