Operacioni policor që ka nisur që mesditën e sotme në qarkun e Korçës, vijon ende.
Sipas burimeve nga policia ka dhe persona që ende janë në kërkim.
Paraprakisht dyshohet për rreth 60 kg lëndë narkotike canabis sativa të përgatitur për shitje, gjithashtu më tepër se 100 rrënje në proces tharje.
Policia e Korçës vijon me procedurat hetimore për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Momentalisht i shpallur në kërkim është një shtetas me 6 të tjerë janë arrestuar.
Përveç hetimit brenda qarkut, po hetohen edhe persona nga qarqe të tjera.