Debat mes analistëve Fatos Lubonja dhe Fitim Zekthit janë zhvilluar mbrëmjen e sotme rreth punës së SPAK.
Ka qenë Zekthi duke argumentuar se SPAK nuk është një ‘organizatë kriminale’ siç e cilësojnë nga opozita, por një strukturë që mbështet nga SHBA.
Në këtë moment e ka ndërprerë nga Lubonja, i cili u shpreh se në sudio nuk ishin duke folur për SHBA dhe Antony Blinken, por për Shqipërinë.
Debati në studion e emisionit ‘Open’ në News24:
Zekthi: Jeni në paradoks! Bëni argumente paradoksale dhe të palogjikshme
Lubonja: Fillove me Antony Blinken, mos na mërzit
Zekthi: Ke ardhur për debat apo…
Lubonja: Për debat, por jo me Antony Blinken
Zekthi: Ta kam thënë dhe herë tjetër, unë vij nga një traditë ku kishte konak. Ku flisnin me rashë. Doni zhurmë? Hajde bëjmë zhurmë! Merren argumente në fiset e mira, jo i don inga dera e keqe.
Lubonja: Ky argument është bërë blozë
Zekthi: Ik nga tavolina, lerë debatin
Lubonja: Më fal
Zekthi: Je i falur.
Zekthi: Për mua SPAK nuk mund të jetë bandë kriminale në duart e Ramës, pasi të gjithë ndërkombëtarët thonë se është një krijesë që e kemi krijuar ne dhe nuk mbështesin një organizatë kriminale.
Lubonja: Lere se dhe NATO ka përkrahur diktatorë, Erdoganin në Turqi.
Zekthi: E quan ti diktator
Lubonja: Netanyahun meqë s’do Erdoganin. Akuzohet për krime lufte
Zekthi: Nuk është në NATO.
Lubonja: Të jesh në NATO dhe s’bën krime. Amerika po bën krime vetë. Pse NATO është garancia e demokracisë?
Zekthi: Nuk përkrah SHBA një bandë kriminale, të trafikut të drogës që e kontrollon Rama për interesa të veta.