Jepte diploma të shkollës së mesme pa bërë asnjë ditë mësim kundrejt 3000 eurove, GJKKO dënon me burg mësuesi (Emri)

jepte diploma te shkolles se mesme pa bere asnje dite mesim kundrejt 3000 eurove gjkko denon me burg mesuesi emri




































Është dënuar nga GJKKO, Adrian Cani mësues fiskulture në shkollën 9-vjeçare “Adem Bedalli“ në Peqin, i cili jepte diploma të shkollës së mesme pa bërë asnjë ditë mësim kundrejt 3000 eurove.

Capture

Ndaj tij, SPAK kishte ngritur akuzën për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

GJKKO e dënoi me 2.3 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu përfundimisht në 1.6 vite pas hekurave.

Në përfundon, GJKKO urdhëroi pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë për Adrian Cani për një periudhë kohe prej 3 vitesh.

Njoftimi i GJKKO-së

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes që i përket procedimit penal nr. 74 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Adrian Cani, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katërt i Kodit Penal”.
  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim btë gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 63, datë 25.10.2024 vendosi:
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Mustafa Cani, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katërt i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vite e 3 (tre) muaj burgim.
  1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Adrian Mustafa Cani, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  1. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë për të pandehurin Adrian Mustafa Cani, për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe mos të kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
  1. Në aplikim të nenit 190 të Kodit të Proçedurës Penale, provat materiale, konkretisht një DVD-R, me kapacitet 7.2 GB, emërtuar “Spak” “Fiks Fare”, e datës 20.04.2023, një CD e përcjellë me shkresën nr. 7161 prot, datë 11.07.2023, e kompanisë telefonike Vodafonë të mbeten pjesë e fashikullit.
  1. Shpenzimet gjyqësore dhe ato të hetimeve paraprake i ngarkohen të pandehurit.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 25.10.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →