Veliaj shkarkoi nga posti 12 drejtorë të Bashkisë së Tiranës, kush janë emrat e rinj që i zëvendësuan! Nga Policia Bashkiake, tek UKT

veliaj shkarkoi nga posti 12 drejtore te bashkise se tiranes kush jane emrat e rinj qe i zevendesuan nga policia bashkiake tek ukt





































Janë zbuluar emrat e rinj që zëvendësuan në poste 12 drejtorët e drejtorive kryesore të Bashkisë Tiranë që u shkarkuan nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

erion veliaj1

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni.

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha.

Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku.

Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.

Emrat:

UKT – Elda Muçi

Policia Bashkiake – Toni Beni

DPN2 – Piro Sinjari

Tirana Parking – Flavio Barçi

Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani

Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri

RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari

AMK – Blerta Dardha

Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga

Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →