Si u zbulua autori i atentatit me dy të plagosur në Don Bosko! Çfarë e “tradhtoi” 23-vjeçarin Denis Tahiri

si u zbulua autori i atentatit me dy te plagosur ne don bosko cfare e tradhtoi 23 vjecarin denis tahiri





































Denis Tahiri, i shpallur në kërkim për atentatin me dy të plagosur në Don Bosko, mësohet se është zbuluar nga targat e makinës që përdori ditën e ngjarjes.

kastriot-elezi-ronaldo-metoshi

23-vjeçari nga Kamza raportohet se i kishte hequr makinës targat dhe i kishte vendosur ato të një automjeti që kishte marrë me qira.

Mjeti dhe targat janë fiksuar nga kamerat e sigurisë, duke bërë që policia të shkojë në gjurmët e autorit.

Blutë kanë nisur hetimet për të zbuluar se kujt i përkasin targat dhe është mësuar se i ishin të një automjeti tjetër.

Policia ka gjetur zotëruesin e mjetit, i cili ka deklaruar se makinën ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

Policia zbuloi se 23-vjeçari i ka hequr targat mjetit të marrë me qira dhe ia ka vendosur makinës që shkoi në vendngjarje.

Atentati i dështuar ndodhi në një lokal afër xhamisë në Don Bosko, ku nga të shtënat me armë Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.

Ndaj 23-vjeçarit, banues në Kamëz, janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Në vlerësim të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2706, datë 22.10.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetasit D. T., 23 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuara nga nenet 79, dh/ 22/ 25, dhe 278/1 të Kodit Penal”, njoftoi policia.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të njoftimit për ngjarjen e datës 03.09.2024, në një lokal afër xhamisë në Don Bosko, ku u plagosën me armë zjarri shtetasit K. E. dhe R. M., ju informojmë si më poshtë:

Për hetimin e kësaj ngjarjeje kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer në vijimësi të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruara nga prokurori.

Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, analizimit, vlerësimit të rrethanave dhe fakteve, dhe provave shkresore, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vlerësim të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2706, datë 22.10.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetasit D. T., 23 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuara nga nenet 79, dh/ 22/ 25, dhe 278/1 të Kodit Penal.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →