Ndeshja e play-off të kampionatit amerikan të bejsbollit mes LA Dodgers dhe San Diego Padres, bëri që tifozët të kishin sytë gjithë kohës në fushën e lojës ku luhej ndeshja e pestë, por edhe në tribuna, ku u dha një shfaqje e papritur me pullë të kuqe.
Papritur dy tifoze bionde u shfaqën para kamerave në stadiumin e Los Anxhelos duke kërcyer dhe pastaj duke çuar bluzën e shfaqur gjoksin. Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe nisi kërkimi për identitetin e këtyre dy tifozeve.
Tashmë njëra prej tyre është zbuluar, pasi bëhet fjalë për modelen e “OnlyFans”, faqes me përmbajtje pornografike, Sasha Maria Figueiredo.
Ajo ka postuar vetë në rrjete sociale një klip të vogël të atyre momenteve, pa zbuluar identitetin e vajzës tjetër që e shoqëronte.
PANORAMASPORT.AL