Policia spanjolle ka arrestuar në aeroportin e Valencias një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kërkohej nga autoritetet belge për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni për kryerjen e një vrasjeje.
Arrestimi i tij ka ndodhur të enjten, rreth orës 20:30, sapo 43-vjeçari zbriti nga avioni i cili ishte nisur nga Shqipëria.
Policia vuri në punë një aparaturë për lokalizimin dhe arrestimin e tij, duke pasur parasysh se ndoshta po tentonte të hynte në Spanjë me dokumentacion fals dhe e lokalizoi në momentin që po përgatitej të kalonte kontrollin e pasaportave.
Agjentët e arrestuan pasi e identifikuan si autor të dyshuar të krimeve të përkatësisë në organizatë kriminale, vrasje dhe sulm me plagë të rënda.
Në janar 2022, i arrestuari, i cili i përkiste një organizate të rrezikshme kriminale, u dha informacione për një njeri vrasësve të tij dhe kontribuoi në vdekjen e tij me armë zjarri , teksa po hynte në banesën e tij në Belgjikë. Për këtë krim, ai është dënuar me burgim të përjetshëm, thotë policia.
I arrestuari tashmë është vënë në dispozicion të Gjykatës Kombëtare për të nisur procedurat për dorëzimin pranë autoriteteve belge.