Ndeshja e shtyrë e Milanit bën lëmsh Serinë A, duhet pritur 4 muaj për ta luajtur

ndeshja e shtyre e milanit ben lemsh serine a duhet pritur 4 muaj per ta luajtur




































Vendimi për të shtyrë ndeshjen Bolonja-Milan, do të krijojë një kaos të pazakontë në kalendarin e Serisë A. Shkak është bërë fakti se të dy skuadrat janë të përfshira në Ligën e Kampioneve dhe me formatin e ri të këtij turneu, nuk kanë hapësira për të luajtur deri pas katër muajsh.

sdfsfdsdfsdfsdfdsf

Si pasojë e kalendarit kombëtar dhe ndërkombëtar, Milani dhe Bolonja nuk mund të luajnë në asnjë prej mesjavave deri në muajin shkurt. Kjo pasi edhe në ato mesjava ku nuk ka kampionat italian apo Ligën e Kampioneve, ka Kupë apo SuperKupë Italie dhe këtu ndërhyn e drejta TV mes kompanive rivale që nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Një zgjidhje mund të ishte ën ditët e fudnti të këtij viti, më saktësisht më 24 dhjetor. Por skuadrat nuk do të ishin shumë të interesuara të mbingarkonin lojtarët në atë pikë të edicionit. Kësisoj, duhet pritur me shumë mundësi pjesa e dytë e shkurtit për të luajtur sfidën dhe rregulluar edhe renditjen e Serisë A ku dy ekipet do të jenë me ndeshje mangët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →