“Do të bëjmë sistemin e parë të prokurimeve me inteligjencë artificiale në Europë”- Rama batuta: I lëmë AI të marrë gjithë baltën! Themi ‘ik gjejeni e bjerini për grabitje fondesh’

do te bejme sistemin e pare te prokurimeve me inteligjence artificiale ne europe rama batuta i leme ai te marre gjithe balten themi ik gjejeni e bjerini per grabitje fond





































Kryeministri Edi Rama është shprehur se po punohet që Shqipëria të ketë sistemin e parë të prokurimeve publike në Europë me inteligjencë artificiale.  

edi rama3

Në podkastin “Flasim”, kreu i qeverisë bëri batuta teksa u shpreh se “sikur t’ia linim të gjithë inteligjencës artificiale që ta merrte baltën mirë do të ishte”.

“Të thoshim nuk kemi më punë fare, e ka inteligjenca artificiale, shkoni gjejeni ku është dhe bjerini për grabitje fondesh”, shtoi Rama, duke theksuar “Zot do t’i dalim, por na mbytën”.

Kryeministri gjithashtu u shpreh se ministritë në vend nuk do të merren me prokurime, por do të jetë një agjenci e posaçme.

Edi Rama: Duam të bëjmë sistemin e pare te prokurimeve me inteligjence artificiale, jo vetëm në rajon, por edhe ne Europë. Jemi në fazën e zbatimit të fiksimit tim të shumë viteve të katalogut të prokurimeve që të ikë përfundimisht historia që në një shkollë karriget të jenë ndryshe në një klasë dhe ndryshe në klasën tjetër, por të ketë një katalog dhe një autoritet prokurimesh qendror që do të heqë përfundimisht prokurimet nga duart e ministrive. Ministritë nuk do të merren me prokurime, entet politikbërëse, entet e shërbimeve nuk do të merren me prokurime, por do t’i bëjë kjo agjenci.

Unë mendoj që, në këtë pikë, sikur t’ia linim të gjithë inteligjencës artificiale që ta merrte baltën, mirë do të ishte.

Të thoshim nuk kemi më punë fare, e ka inteligjenca artificiale, shkoni gjejeni ku është dhe bjerini për grabitje fondesh (qesh).

Zot do t’i dalim, por na mbytën. Ne duhet të jemi të guximshëm dhe sikur modeli të bëjë 85-90% të punës, tek pjesa vendimmarrëse në fund është njeriu, por të gjithë këtë pjesën e volumit të madh të marrjes së futjes së vaporave në port dhe shkarkimit të kontejnerëve, hapjes vendosjes në tavolinë dhe shqyrtimit paraprak, sikur ta bëjë këtë AI dhe të heqim këtë barrë nga mijëra njerëz që futën në Komisione Prokurimi, bëjnë vlerësime etj., do të jetë standard tjetër.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →