Krimi i rëndë! Ekzekutohen brenda banesës motër e vëlla! Autori darkoi me viktimat në shtëpinë e tyre dhe më pas i qëlloi për vdekje

krimi i rende ekzekutohen brenda baneses moter e vella autori darkoi me viktimat ne shtepine e tyre dhe me pas i qelloi per vdekje
krimi i rende ekzekutohen brenda baneses moter e vella autori darkoi me viktimat ne shtepine e tyre dhe me pas i qelloi per vdekje

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në banesë, ndërsa autori i ngjarjes është ende në arrati.

Sipas policisë, “të gjitha njësitet policore, njësitet Antiterroriste, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi janë vënë në dispozicion dhe janë duke ndërmarrë aktivitete intensive për të lokalizimin dhe ndalimin e këtij personi.”

“U bëjmë thirrje qytetarëve të Bijelo Poljes, veçanërisht banorëve të fshatit që të kenë kujdes, të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të mos lejojnë hyrjen e personave të panjohur, ndërsa policia po unon për kapjen e autorit. Gjithashtu, apelojmë qytetarët që çdo informacion që mendojnë se mund të jetë domethënës në lidhje me këtë ngjarje, ta raportojnë në polici”, thuhet në njoftim.

Policia ka identifikuar personin e dyshuar për këtë krim të rëndë. Sipas disa informacioneve, bëhet fjalë për një burrë nga Bjelopolja, i cili ishte në kërkim prej 15 ditësh nga policia për vjedhjen e një pushke.

Sipas lajmeve të pakonfirmuara, autori i krimit ka darkuar në shtëpinë e viktimave dhe pas disa orësh i ka vrarë, raporton Kurir.rs.

dsaadmin

Learn More →