Juve dhe Inter pas Ismajlit, zbulohet hapi i radhës që ndërmori Empoli për mbrojtësin

juve dhe inter pas ismajlit zbulohet hapi i radhes qe ndermori empoli per mbrojtesin




































Ardian Ismajli është një ndër emrat e përfolur për t’u transferuar tek Interi ose Juventusi. Forma e shkëlqyer që ka shfaqur këtë sezon me Empolin në kampionat ka marrë vëmendjen e gjigantëve të Seria A.

ardian ismajli

Gazeta italiane “Il Tirreno” zbulon se kanë filluar bisedimet për rinovimin e kontratës. Kompania që menaxhon Ismajlin është “Gol International” e izraelitit Pini Zahavi, dhe pasi është kontaktuar nga klubi aktual i Ismajlit ka lënë gjithçka hapur.

Kujtojmë se 28-vjeçari është pjesë e Empolit prej vitit 2021. Duke qenë se kontrata e tij përfundon në verë, ka të drejtë të firmosë parakontratë në janar me një klub të tjetër.

Dhe nëse nuk ia del ta mbajë në skuadër për kohë të gjatë, Empoli kërkon kështu të paktën të përfitojë nga shitja e kartonit të Ismajlit. Vetë klubi i Seria A e bleu për 2 milionë euro para 3 viteve nga Specia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →