Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta mbrapa

te dielen ndryshon ora akrepat kthehen 60 minuta mbrapa





































Nesër (27 tetor) është e diela e fundit e tetorit, që do të thotë se akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa, duke hyrë zyrtarisht ne orën dimërore.

ora

Duke nisur nga nesër në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore. Këtë të diel, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta prapa. Në orën 03:00 të mëngjesit të 27 tetorit, akrepat e orës do të zhvendosen 1 orë prapa, duke shënuar orën 02:00.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Telefonat smart e reflektojnë vetë ndryshimin e orës, ndaj kujdes duhet të tregohet me orët mekanike në mënyrë që të mos krijohet kaos me rutinën e ditës së re.

Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Direktivës, e cila duke filluar nga viti 2021, heq lëvizjen gjashtëmujore të orës në nivel të BE-së dhe ia lë shteteve anëtare vendimin për zgjedhjen e orës verore apo dimërore.

Por kjo çështje ngeci në Këshillin e BE-së, kështu që për momentin do të vazhdojë si më parë, akrepat do të zhvendosen një orë pas nga e shtuna në të dielën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →