Një nga protagonistët kryesorë të serialit Emily në Paris, Lucas Bravo, ka propozuar që të largohet nga seriali pas sezonit të pestë, pasi e ka denoncuar serialin e Netflix si një serial që “priret të mos marrë parasysh inteligjencën e shikuesve”.
Ylli francez, i cili luan rolin e kuzhinierit dhe të dashurit të Emily-t, Gabriel, ka shprehur më parë pakënaqësinë e tij me historinë e personazhit të tij.
Duke folur për revistën televizive franceze Le Figaro, 36-vjeçari kritikoi natyrën e marrëdhënies së Gabrielit me Emily-në e luajtur nga Lily Collins, duke vënë në dukje: “E gjitha bazohet në mungesën e komunikimit”.
“Është pak arkaike,” vazhdoi ai për komunikimin mes Gabrielit dhe Emily. “Në ditët e sotme gjenerata e re po verbalizon, po debaton dhe kjo nuk funksionon më në këtë rast, nuk e kuptojmë”, shtoi ai.
Bravo, siç raporton Independent, zbuloi gjithashtu se i kishte sugjeruar personazhit të tij të hapte një dyqan vegan, gjë që mesa duket u refuzua nga drejtuesit e serialit.
Ai vetë duket se po konsideronte përfshirjen e tij në sezonin e pestë, një pjesë e të cilit do të xhirohet në Romë, prej nga e ka origjinën të dashurit të ri të Emily.
“Jeta është e shkurtër,” tha Bravo. “Duhen pesë muaj për të xhiruar këtë serial. A dua t’i sakrifikoj ata duke treguar një histori që nuk më intereson?”
Ai pranoi në shtator se ishte i zhgënjyer me karakterin e tij dhe drejtimin që po merrte seriali: “Nuk më pëlqen shumë se çfarë është bërë dhe ku po shkon kjo histori,” tha ai.
“E dini, në fund të fundit, unë jam thjesht një aktor dhe jam këtu për të thënë fjalët e mia, por, po, është disi e çuditshme.”
Unë nuk e kuptoj më atë. Por do të shohim… Darren Star ka plane. Thjesht i ndjek”, shtoi ai për rolin e Gabrielit në serial.