“Fatos Nano, i dënuar politik”- Rama: Vendimi u urdhërua dhe manipulua nga partia në pushtet

fatos nano i denuar politik rama vendimi u urdherua dhe manipulua nga partia ne pushtet
fatos nano i denuar politik rama vendimi u urdherua dhe manipulua nga partia ne pushtet





































Kryeministri Edi Rama nga takimi me shqiptarët në Nju Jork, teksa foli për Reformën në Drejtësi, ka kujtuar dhe dënimin e ish-kryeministrit Fatos Nano, duke thënë se vendimi ishte politik.

Rama tha se Nano u dënua nga një drejtësi, “e cila qoftë në diktaturën komuniste apo demokracinë fëmijënore shqiptare ka qenë e urdhëruar dhe manipuluar nga partia në pushtet”.

“Kurrë më parë në historinë tonë një individ me profil të lartë politikë nuk është hetuar, nuk është gjykuar dhe as dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika.

Të gjithë ata që janë dënuar më parë që nga ministra të  kohës që diktaturës e deri tek ish-kryeministri Fatos Nano kanë qenë të dënuar politikë të një drejtësie e cila qoftë në diktaturën komuniste apo demokracinë fëmijënore shqiptare ka qenë e urdhëruar dhe manipuluar nga partia në pushtet”, tha kryeministri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →