“I gatshëm për kompromis për në BE”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron një skandal të madh me përgjimet: Informacionet janë të tmerrshme

i gatshem per kompromis per ne be kryeministri i maqedonise se veriut paralajmeron nje skandal te madh me pergjimet informacionet jane te tmerrshme





































Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pret përgjigje nga Brukseli se si do të vijojnë negociatat me Bashkimin Evropian (BE) nëse miratohen ndryshimet kushtetuese.

hiristjan mickoski

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai thotë se nuk ka ndikim rus në vend, por se euroskepticizmin e nxit një pjesë e politikanëve bullgarë.

“Fatkeqësisht, për shkak të padrejtësisë që iu është bërë qytetarëve të Maqedonisë, ne sot nuk mundemi as negociatat t`i fillojmë. Kjo nuk është një garë ku vetëm duhet të marrim pjesë. Ne kemi ardhur në situatë se kur duhet ta nisim garën, duhet ta dimë ta përfundojmë këtë garë, e jo sërish të kemi pengesa dhe sërish të duhen dekada, nënçmime etj. Unë nuk jam bashkëbisedues I tillë. Po, jam I gatshëm për kompromise, por vetëm nëse kompromisi do të thotë rezultate që do të nënkuptojnë anëtarësimin tonë fuqiplotë në BE” – tha Mickoski.

“Është e logjikshme të punoj me njerëz të besueshëm” – thotë Mickoski për Drejtorin ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, duke paralajmëruar, sic thotë ai, një skandal të madh me përgjimet.

“Dy agjenci, në të kaluarën ishin kala, ku janë targetuar individë të opozitës, në vend që të merren me sigurinë e shtetit. Duhet të frikësohen, për shkak se informacionet e para që po I marr janë të tmerrshme. Për keqpërdorime të ashpra gjatë punës në kundërshtim me interesat e vendit, spiunime të opozitës me të dhëna të fabrikuara e të falsifikuara, ndjekjen e përfaqësuesve opozitar, është dicka që do të jetë një skandal I madh dhe në këtë moment nuk do të flas për detaje, t`ia lëmë kohës” – tha Mickoski.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →