“Nëse nuk më lë të lirë…”- U përfol se do të ishte opinioniste e BBVK, Einxhel Shkira shpjegon pse ‘hoqi dorë’! Producentja e reality show-t thumbon moderatoren: Më dhimbesh!

nese nuk me le te lire u perfol se do te ishte opinioniste e bbvk einxhel shkira shpjegon pse hoqi dore producentja e reality show t thumbon moderatoren





































Ish-banorja e Big Brother Vip Albania 1, Einxhel Shkira ka treguar arsyen se pse nuk ka pranuar rolin e opinionistes në Big Brother VIP Kosova, i cili edicionin e tretë pak javë më parë.

olsa einxhel

Emri i Einxhelit ishte një nga më të komentuarit si opinioniste e këtij edicioni, por ajo nuk u bë pjesë, dhe BBVK tashmë ka opinionistë Olta Gixharin dhe Milaim Zekën.

Në një intervistë të fundit në emisionin “Goca & Gra,” Einxhel Shkira u shpreh se kjo nuk ishte diçka që ajo dëshironte vërtet të bënte, dhe shpjegoi se kishte ndjerë një presion nga publiku për të marrë atë post.

einxhel-455

Po ashtu ajo ka lënë të kuptohet që një nga arsyet që është tërhequr, ka qenë për shkak se nuk ka qenë e lirë.

Einxhel: Nëse mua nuk më le të lirë, unë nuk jam Einxhel Shkira, jam dikush tjetër. Dhe është dikush tjetër është shumë i pakëndshëm.

Egla: Nuk ke gjetur gjuhën e përbashkët me produksionin?

Einxhel: E vërteta është që njerëzve i është krijuar ideja që unë duhet ta bëjë atë lloj gjëje, dhe duke pasur këtë lloj presioni të njerëzve që unë duhet ta bëjë atë gjë, se ai post më qëndron dhe më shkon, e presionova veten për ta bërë këtë për të kënaqur njerëzit, jo veten time. As nuk isha në plan fare të rikthehesha.

Kjo deklaratë e Einxhelit ka ngjallur dhe një reagim nga producentia e Big Brother Vip Kosova, Olsa Muhameti.

Më një postim në Instastory, ajo duket se ka thumbuar deklaratat e Einxhelit, duke i cilësuar gënjeshtra.

“Kur kujton se po gënjen të tjerët, por në fakt po gënjen veten tënde. Me dhimbesh”, ka shkruar Olsa në postimin e saj.

olsa muhamedi einxhel

Olsa-Muhameti Olsa-Muhameti Olsa-Muhameti

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →