Flik nuk e ha lehtë presionin, lë lojtarët pa “shpërblim” edhe pas shpartallimit të Realit në “El Clasico”

flik nuk e ha lehte presionin le lojtaret pa shperblim edhe pas shpartallimit te realit ne el clasico





































Afrimi i Hansi Flik te Barcelona ka ndryshuar komplet fizionominë e katalanasve që luajnë, argëtojnë dhe gjejnë rezultate të rëndësishme. Dy të fundit e kësaj jave ndaj Bajernit dhe sidomos Realit, ishin prova më e mirë e kthesës që ka marrë Barcelona në krahasim me kohën e Çavi Hernandez.

flik

Trajneri gjerman e ka arritur këtë nëpërmjet taktikës, por edhe duke u treguar i rreptë me lojtarët e tij sa i përket rregullave dhe përkushtimit maksimal. Dhe as pas suksesit historik 4-0 ndaj Realit, kjo nuk ka ndryshuar. Lojtarët u mblodhën pas ndeshjes dhe në kor nisën të këndonin “tre ditë të lira, tre ditë të lira”, para trajnerit gjerman.

Ata kërkonin që të kishin edhe të mërkurën pushim, jo vetëm të hënën dhe të martën siç ishte programuar nga klubi që para ndeshjes me Realin. “Nuk ka ditë të tretë të lirë”, ishte përgjigja e menjëhershme e trajnerit.

Sot, në ditën e stërvitjes për rikuperimin fizik në ambientet e klubit, lojtarët me shaka ia kërkuan përsëri teknikut të tyre ditën e tretë pushim, duke shpresuar që të kishte ndërruar mendje. “Të mërkurën, të gjithë këtu”, ishte përgjigja e Flik para futbollistëve, duke bërë të qartë se për të, përtej entuziazmit, fitorja ndaj Realit kishte qenë thjesht një tjetër ndeshje e mbyllur me sukses.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →