“Betejë dhëmb për dhëmb!”- Protesta e 29 tetorit, paralajmëron Këlliçi: Do të përshkallëzohet aksioni opozitar! Kemi qenë të butë

beteje dhemb per dhemb protesta e 29 tetorit paralajmeron kellici do te pershkallezohet aksioni opozitar kemi qene te bute





































Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka folur për protestën e 29 tetorit të thirrur nga opozita, duke paralajmëruar se do të ketë ashpërsim të aksionit.

kellici-3-754x450

I ftuar në studion e Neës24, Këlliçi tha se aksionet e deritanishme kanë qenë të buta.

Teksa u ndal edhe atë që ndodhi në protestën e shkuar, ku u godit me molotovë selia e PS-së dhe iu vu zjarri banderolës së vendosur në hyrje të saj, ai tha se “nuk ka më një Parti Socialiste, ka vetëm një narko-shtet”.

“7 tetori shumë më i ashpër. Duhet të kishte më shumë ashpërsi në lidhje me atë që meritojnë këta. Nuk u godit selia e PS sepse nuk ka më një Parti Socialiste, është një narkoshtet. Më 29 duhet dhe do të ketë një përshkallëzim të aksionit të opozitës”, tha ai.

Ndër të tjera, demokrati foli edhe mbi zgjedhjet e vitit 2025, ku u shpreh se PD nuk po kërkon fitore në tavolinë, por vetëm një garë të ndershme me zgjedhja të lira.

“Betejë dhëmb për dhëmb që Shqipëria t’i kthehet normalitetit dhe t’i largohet narkoshtetit”, paralajmëroi ai.

“PD nuk kërkon marrjen e pushtetit në tavolinë, por zgjedhje të lira e të ndershme. E bindur nga mbështetja e qytetarëve dhe potenciali në diasporë. Atje nuk gjen mbështetës të një mandati të 4 të kësaj qeverie, sepse është alogjike. Duan një ndryshim dhe kthimin e normalitetit në vend.

Ne nuk jemi më një demokraci normale. PD e vendosur të mos shkojë më në votime ku parashkruhet rezultati, por në zgjedhje. Betejë dhëmb për dhëmb që Shqipëria t’i kthehet normalitetit dhe t’i largohet narkoshtetit”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →