VIDEO/ U filmua teksa dhunoi me grushte një person në rrugë, deputeti laburist përjashtohet nga partia

video u filmua teksa dhunoi me grushte nje person ne rruge deputeti laburist perjashtohet nga partia





































Deputeti Mike Amesbury është pezulluar nga Partia Laburistë në Britaninë e Madhe, pasi dolën pamjet e kamerave CCTV, që shfaqnin atë fillimisht duke e goditur me grusht një person dhe më pas duke e goditur në mënyrë të përsëritur ndërsa ai është në tokë.

deputeti

Një zëdhënës i Partisë Laburiste tha se Amesbury është përshirë në një konflikt, por dhe ka bashkëpunuar me policisë për ngjarjen.

“Deputeti i Mike Amesbury ka ndihmuar Policinë e Cheshire me hetimet e tyre pas një incidenti të premten mbrëma. Meqenëse këto hetime janë tani në vazhdim, Partia Laburiste ka pezulluar administrativisht anëtarësimin e zotit Amesbury në Partinë e Punës”, tha ai.

Nuk është e qartë se çfarë ndodhi në momentet e kapura në video, por sicc shkruajnw mediat e huaja, Amesbury dëgjohet duke bërtitur: “Nuk do ta kërcënoni më kurrë deputetin, apo jo?”

Në një deklaratë të lëshuar përpara se të dilnin pamjet e Daily Mail, Policia e Cheshire tha: “Në orën 02:48 BST të së shtunës, më 26 tetor, policia u thirr në raporte për një sulm në Frodsham. Një telefonues raportoi se ai ishte sulmuar nga një burrë në Main Street. Hetimet janë në vazhdim.”

Një postim në faqen e tij në Facebook të shtunën, deputeti 55-vjeçari tha se ishte ndjerë i kërcënuar në rrugë pas një mbrëmjeje me miqtë, dhe se kontaktoi vetë Policinë e Cheshire për të raportuar atë që ndodhi gjatë këtij incidenti.

“Mbrëmë u përfshiva në një incident që ndodhi pasi u ndjeva i kërcënuar pas një mbrëmjeje me miqtë. Këtë mëngjes kontaktova vetë Policinë e Cheshire për të raportuar atë që ndodhi. Unë nuk do të bëj asnjë koment të mëtejshëm publik, por sigurisht do të bashkëpunoj me çdo hetim nëse kërkohet nga Policia e Cheshire”, tha deputeti Mike Amesbury.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →