Sulmet ndaj Iranit, kërcënon komandanti i Gardës Revolucionare: Pasojat do të jenë të hidhura për Izraelin

sulmet ndaj iranit kercenon komandanti i gardes revolucionare pasojat do te jene te hidhura per izraelin





































Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar Izraelin se do të përballet me “pasoja të hidhura” pasi sulmoi objektet ushtarake iraniane herët të shtunën, njoftuan mediat iraniane.

iran

Shefi i Gardës Hossein Salami, i cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim, tha se Izraeli kishte “dështuar në përmbushjen e objektivave të tij ogurzi” me sulmet e tij ajrore të shtunën, duke e quajtur atë një shenjë “llogaritje të gabuar dhe dobësie” dhe duke paralajmëruar se “pasojat e hidhura do të jenë të paimagjinueshme“, për Izraelin ndërsa lufton me grupet terroriste të mbështetura nga Teherani në Gaza dhe Liban.

Të dielën, një ditë pasi sulmet izraelite kundër objektivave ushtarake iraniane vranë katër ushtarë, presidenti iranian Massoud Pezheskian siguroi se vendi i tij nuk kërkon luftë. Por ai theksoi se Izraelit do t’i jepet një “përgjigje e duhur”, pavarësisht thirrjeve për përmbajtje përballë rrezikut të përshkallëzimit të mëtejshëm të tensionit në Lindjen e Mesme.

Nga ana e tij, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha pas sulmeve izraelite se ne nuk duhet “as t’i nënvlerësojmë dhe as t’i ekzagjerojmë ato”.

Sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sulmi ndaj Iranit “i arriti të gjitha objektivat e tij” .

Netanyahu vuri në dukje se aviacioni civil i Izraelit goditi “aftësitë mbrojtëse të Iranit dhe aftësitë e prodhimit të raketave” që synonin Izraelin.

Në këtë kuadër, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente sot në orën 20:00 me orën shqiptare, me kërkesë të Iranit, për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →