‘Keqardhje për ata që kanë hequr dorë nga të bërit opozitë’, Bardhi: Forcimi i PD-së do të vijojë

keqardhje per ata qe kane hequr dore nga te berit opozite bardhi forcimi i pd se do te vijoje
keqardhje per ata qe kane hequr dore nga te berit opozite bardhi forcimi i pd se do te vijoje

TIRANË – Pas përfundimit të protestës së opozitës së bashkuar, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kishte një mesazh edhe për kolegët e tij, që nuk ishin në protestë. “Ndjej keqardhje për ata që nuk kanë ardhur sot në protestë”, tha Bardhi.

Më tej, Gazment Bardhi u shpreh se aksioni opozitar do të vazhdojë edhe më tej. Po ashtu, ai kishte një mesazh për Gjykatën e Lartë dhe atë të Apelit, për të mos mbajtur më zvarrë, çështjen e vulës së PD-së.

“Dua të shpreh mirënjohje të madhe për qytetarët, që janë mbledhur sot në protestë masive. Është kënaqësi të jesh mes opozitarëve dhe demokratëve. Ndjej keqardhje ndaj çdokujt, që ka hequr dorë nga të qënit në opozitë. Do të shikoni se në ditët në vazhdim, reagimi do të vijojë. Paralelisht me këtë, do të vazhdojë forcimi i Partisë Demokratike.  Në parlament është një aksion i nisur nga ana e deputetëve. Vullneti ynë ka qenë gjithmonë që të kemi një parlament institucional. Të drejtat kushtetuese që na kanë dhënë qytetarët, ne nuk ja japim Edi Ramës”, tha Bardhi./Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co