Goditi me grusht Vullnet Sinën gjatë seancës parlamentare! GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimet për deputetin e PD

goditi me grusht vullnet sinen gjate seances parlamentare gjkko pranon kerkesen e spak pushon hetimet per deputetin e pd





































GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet për deputetin demokrat Bledion Nallbati, i cili goditi me grusht gjatë seancës parlamentare socialistin, Vullnet Sina.

ddddddd

Kujtojmë qe pak dite me pare, grupi i PS-së kallëzoi penalisht deputetin e opozitës Bledion Nallbati.

Kreu i Grupit, Bledi Çuçi njoftoi se kishte firmosur kallëzimin penal për Bledion Nallbatit në emër të grupit parlametar të PS.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin”, theksoi ai.

Deputeti i PD-së u akuzua  për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, tha  Çuçi.

SI NDODHI KONFLIKTI NE KUVEND?

Seanca parlamentare e 30 shtatorit nisi me konfrontime. Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati goditi me grusht deputetin e Vlorës, Vullnet Sina.

Sherri nisi për shkak se deputeti demokrat ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe ti fikë mikrofonin.

Ndërkohë që Vullnet Sina e ka shtyrë, gjatë kësaj situatë të tensionuar është parë deputeti i PD teksa ka drejtuar grushtin drejt socialistit.

Po ashtu pas përplasjes në Kuvend, deputeti demokrat u perjashtua edhe nga seanca parlamentare per 10 dite.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023, për veprën penalë të “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 328/1/b, 329/a, 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 115, datë 28.10.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, pushimin e çështjes e rregjistruar sipas procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023.

2. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 28.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →