Është mbyllur protesta kombëtare e opozitës, e cila nisi në orën 17:30, dhe u mbajt para Kryeministrisë.
Në këtë protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, e po ashtu i ’pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video-konference.
Në pamjet e mëposhtme shihet momenti kur largohen Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, dhe deputetë të tjerë, janë larguar nga Kryeministria për t’u drejtuar në selinë e Rithemelimit.
Po ashtu, edhe protestuesit janë duke u shpërndarë, ndërsa sipas informacioneve nga policia, deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar për incidente gjatë tubimit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co