Atentati i dështuar/ Tentoi t’i vendoste eksplozivin një mjeti, por 24-vjeçari humbi jetën vetë nga shpërthimi i lëndës plasëse! Viktima, pjesë e një grupi kriminal

atentati i deshtuar tentoi ti vendoste eksplozivin nje mjeti por 24 vjecari humbi jeten vete nga shperthimi i lendes plasese viktima pjese e nje grupi kriminal





































Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Elbsan, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi i shpërtheu lënda plasëse që po tentonte t’ia vendoste një mjeti. 

Foto nga vendngjarja
Foto nga vendngjarja

Viktima dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, ndërsa humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

24-vjeçari ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe policia po heton ngjarjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:10 në lagjen “Shënkoll”

I riu, sipas policisë, po vendoste eksplozivin në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., por lënda plasëse i shpërtheu duke i shkaktuar dëmtime. Për pasojë, 24-vjeçari ndërroi jetën në spital.

Po kështu policia po heton dhe konfliktet e mundshme të shënjestrës së atentatit që mbeti në tentativë me inicialet R.Ç.

“Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →