Në Tiranë po mbahet takimi takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
10 deputetët e Parlamentit Europian, kanë mbërritur në Tiranë dhe janë takuar me kryeministrin Edi Rama ishte për tu zhvilluar në orën 10 te Kryeministria, por u zhvillua herët në mëngjes te hoteli ku ata janë akomoduar.
Më pas ata janë takuar me Sivio Gonzaton, ambasadorin e BE-së në Tiranë, ka kanë marrë një Feedback për situatën politike në Shqipëri.
Mes tyre është dhe Fredi Beleri, në cilësinë e eurodeputetit grek.
I pyetur nga gazetarët mbi takimin me Ramën, kur ai mbërriti në Kyseninë e Kuvendit për takimin me grupet parlamentare, ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Eurodeputetët pas takimit me grupet parlamentare do të kenë një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Ndërsa në orën 15:15 do të zhvillohet takimi i 18 ndërkombëtar i stabilizim asociimit.