Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ka postuar një foto me dy ikona të kinematografisë shqiptare, aktorin Robert Ndrenika dhe regjisorin Edmond Tare.
Krahas postimit, Veliaj shkruan se është kënaqësi të “nisësh ditën me ikonat e kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika dhe Edmond Tare”.
Po kështu, Veliaj falenderon ikonat e kinematografisë shqiptare për optimizmin e tyre.
“Faleminderit për dozën e optimizmit, që nuk mungon asnjëherë.”, shkruan Veliaj
Postimi i plotë:
Është gjithmonë kënaqësi ta nisësh ditën me ikonat e kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika dhe Edmond Tare. Faleminderit për dozën e optimizmit, që nuk mungon asnjëherë.