Sektari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe analisti Dritan Hila u përfshinë në debate të ashpra midis tyre në studion e “Open” në News 24, duke degjeneruar në akuza dhe fyerje të ndërsjella. Shkak u bë një deklaratë e Blushit mbi financimet që qeveria bën ndaj portaleve.
Pjesë nga debati:
Blushi: Edi Rama nuk më jep lek për të hapur portal, 8 mijë euro në muaj.
Hila: Portalet sot shumica financohen nga rrjetet sociale. O gazetar, ke harruar zanatin.
Blushi: Nuk kam marrë kokërr leku.
Hila: Në presidencë thonë se ke marrë shumë dhe ke lëvizur me makinat e shtetit.
Blushi: Kurrë nuk kam përdorur makinën e shtetit në jetën time.
Hila: Je vetëm një shpifës i vogël i një partie që është e mbaruar se ka ca si ty ajo parti dhe ka për të shkuar më për dreq!
Blushi: Pse jam shpifës? Ti lëpive atë që ke pështyrë. Kush të bëri gazetar ty?
Hila: Mua më merr të keqen se nuk jam gazetar si puna jote që nuk di të shkruash. S’ke turp nuk ke! Një njeri që nuk ke asnjë artikull.
Blushi: Pyet kush i financon mediat. Nuk do merrem me ty se je peshë e vogël.
Hila: Më nxirr listën e Endri Fugës mua ose shkon në gjyq. Shihemi në SPAK
Blushi: Po më sfidon ti mua! Me një gazetar që përdor makinat e shtetit për të blerë domate.
Hila: Je një plehër e vogël që thua të tilla gjëra. Unë kam dy makina.
Blushi: Fjalorin e rrugës nuk e përdor se nuk jam njeri i pacipë.
Hila: Ti je një rrugaç!
Blushi: Ky baba je ti që të shikon vajza në televizor dhe dëgjon këtë fjalor.
[embedded content]
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co