TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe opinionisti Dritan Hila të ftuar në emisionin Open në News 24, patën një debat të ashpër me njëri-tjetrin.
Blushi e akuzoi Hilën se përpara disa vitesh ka thënë që Edi Rama duhet të rrëzohet nga pushteti, ndërsa tani e mbron. Ndërsa, Hila tha se ka deklaruar se nga PD duhet të ikin të vjetrit, pasi vetëm kështu Partia Demokratike mund të vijë në pushtet.
[embedded content]
Tedi Blushi: Shqipëria sot krahasohej edhe në një media gjermane me Bjellorusinë. Sot opozita është përjashtuar nga reforma zgjedhore, sot opozitës i është hequr e drejta për të kërkuar llogari e transparencë në pushtetin vendor, sot maxhoranca ka gjithë parlamentin. Sot mijëra qytetarë dolën në shesh dhe Rama do të përballet me banorët e këtij vendi. Kjo qeverisje është më keq se të gjitha qeveritë paraardhëse.
Dritan Hila: Vetëm në një vit i kanë ardhur Edi Ramës gjithë kryeministrat e BE-së dhe së fundmi sekretari i Shtetit Antony Blinken. Të gjithë kanë thënë se qeverisja është e shkëlqyer.
Tedi Blushi: Dritan Hila dikur ka qenë shumë i ashpër ndaj Edi Ramës. Tani mendon ndryshe, është puna e tij. Nëse do ta lexoj fjalimin e tij tek çadra e Lulzim Bashës, ju do të thoni se është me ekstremist se Sali Berisha sot.
Dritan Hila: Kam qenë tek Lulzim Basha dhe kam thënë që të heqin të vjetrit, që të vijnë në pushtet.
Tedi Blushi: Ka ndryshuar mendim 100 përqind. Duhet të jemi koherentë me atë që themi. Ti ke thënë se duhet të largohet Edi Rama. Tani thoni se Edi Rama është i mirë. Te çadra je bashkuar me Sali Berishën. Berisha ka qenë tek PD-ja gjithë jetën. Hila ka thënë se ne nuk e kemi luksin që të humbasim Partinë Demokratike. Ka deklaruar se mua më tërbon fakti që dikush flet me arrogancë dhe kjo për më tepër bëhet ndaj opozitës. Thotë unë e kam thënë se Rama duhet ndalur dhe nuk e tërheq. Ka thënë se Rama duhet ndalur me çdo kusht dhe unë që e them këtë jam i majtë. Tani kemi bisedën që Rama është i suksesshëm. Në 7 vite çfarë ndryshoi, Shqipëria është më mirë apo më keq. Raportet ndërkombëtare shkruajnë se vendi ynë është shumë keq në shumë tregues.
Dritan Hila: Edhe Edi Rama mund të rrëzohej atëherë. Ndërkohë ti si gazetar shkove e u fute në parti, ndërsa unë jo. Këtu është ndryshimi mes meje dhe teje. U fute në Partinë e Lirisë për të sjellë ndryshimin.
Tedi Blushi: Ishe me Edi Ramën dhe tani je kthyer në media. Tani është bërë i mirë Rama? Më ke thënë mua kur isha gazetar që të të botoja shkrime?
Dritan Hila: Patjetër që Rama po qeveris mirë. Ti një numëror topi ke qenë, se nuk ke qenë ndonjë gjë në gazetari./Balkanweb/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co