“Shqipëria 3 orë në duart e opozitës”- Mosbindja civile, Sali Berisha: Narko-regjimi dridhet

shqiperia 3 ore ne duart e opozites mosbindja civile sali berisha narko regjimi dridhet





































Kreu i PD-së, Sali Berisha reagoi në lidhje me mosbindjen civile të opozitës, e cila sot (29 tetor) konsistoi në bllokimin e rrugëve.

protesta

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish kryeministri shkruan se “Shqipëria për tre orë ishte në duart e opozitës”.

“Shqipëria u paralizua dhe për tre orë ishte në duart tuaja. Narko-diktatura u dridh! Kreu i saj Edi Rama ndersej fallangat e tij kundra jush, por dështoi”, shkruan Berisha.

Reagimi i Sali Berishës:

Shqipëria 3 orë në duart e opozitës.

Narko-regjimi dridhet.

Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që me drejtimin, përkushtimin, organizimin, guximin që dëshmuat në këtë betejë të mosbindjes civile të opozitës kundër narko-regjimit dhe për suksesin e plotë që u arrit. Shqipëria u paralizua dhe për tre orë ishte në duart tuaja. Narko-diktatura u dridh! Kreu i saj Edi Rama ndersej fallangat e tij kundra jush, por deshtoi. Ju qëndrestare të pamposhtur, përmbushët misionin tuaj. Nderim dhe mirënjohje! O sot, o kurrë! Është rradha jonë, është rradha jonë! Fitore!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →