“Të hapur për çdo marrëveshje që i jep fund luftës në Gaza”- Zyrtari i lartë i Hamasit: Të përfshihet tërheqja e plotë ushtarake e Izraelit nga territori palestinez

te hapur per cdo marreveshje qe i jep fund luftes ne gaza zyrtari i larte i hamasit te perfshihet terheqja e plote ushtarake e izraelit nga territori palestinez





































Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se grupi është “i hapur për çfarëdo marrëveshje ose ide” nga ndërmjetësuesit për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

lufta hamas

Sami Abu Zuhri ka insistuar se duhet të përfshihet tërheqja e plotë ushtarake e Izraelit nga territori palestinez.

“Lëvizja ka konfirmuar se është e hapur ndaj çdo marrëveshje ose ideje që i jep fund vuajtjes së popullit tonë në Gaza dhe arrihet një armëpushim i përhershëm, dhe tërheqjes së pushtimit nga i gjithë Rripi i Gazës”, ka thënë ai.

Një marrëveshje duhet të përfshijë përfundimin e bllokadës së Izraelit në Gaza, të lejojë ndihmën dhe rindërtimin e Gazës, si dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë, raportoi Guardian.

Në deklaratën e tij nuk ka ndonjë ndryshim të kushteve që Hamasi i ka dhënë edhe më parë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta mund të përfundojë vetëm kur Hamasi të zhduket.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →