“Hakmarrje primitive”- Beleri u sulmua me vezë dhe kos, reagon Berisha: I bëj thirrje PE-së të dënojë aktin e paprecedentë ndaj tij

hakmarrje primitive beleri u sulmua me veze dhe kos reagon berisha i bej thirrje pe se te denoje aktin e paprecedente ndaj tij scaled





































Sulmin me vezë dhe kos ndaj Fredi Belerit, Sali Berisha e ka cilësuar akt rrugaçërie dhe hakmarrje primitive.

beleri berisha

Ish-kryeministri e ka dënuar aktin ndaj eurodeputetit dhe të njëjtën gjë ka kërkuar dhe nga Parlamenti Europian.

“Akt rrugaçërie, i denjë vetëm për Edi Ramën!

Të dashur miq, në një akt hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të Edi Ramës, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet deri sa erdhi provokatori patronazhist për të agresuar eurodeputetin Beleri. Provokatori pas aktit banditesk u largua i qetë.

Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë i organizon me banditë agresionin fizik”, shprehet Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →