Një 17-vjeçar është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Burime për Panorama.Online bëjnë me dije se dy plagosja me thikë ka ndodhur në oborrin e gjimnazit “Shote Galica” Fushë Krujë.
I plagosuri është identifikuar me emrin, Klisman Dani 18 vjeç.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në këtë plagosje.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi ka plagë te thella dhe hemorragji të madhe.
Policia njofton ndër të tjera se autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).
Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.