Kryeministri Rama do të drejtojë Këshillin për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor! Në përbërje të tij parashikohet të jenë 7 ministra

kryeministri rama do te drejtoje keshillin per shkencen dhe kerkimin shkencor ne perberje te tij parashikohet te jene 7 ministra





































Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Median miratoi dje projektligjin e ri të qeverisë “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”, ku parashikohet ngritja e një organi të ri mbikëqyrës “Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, i cili do të drejtohet nga Kryeministri.

Capture

Pavarësisht se në ligj thuhet se ky organ do të ketë vetëm rol këshillues për përmirësimin e kërkimit shkencor, praktikisht ai merr përsipër të rekomandojë, jo vetëm politikat mbështetëse në këtë drejtim, por dhe të orientojë fushat e kërkimit shkencor.

Politikat e reja të kërkimit shkencor, fushat prioritare, hartimi i strategjisë apo edhe monitorimi i sistemit kombëtar të shkencës do të orientohen nga një strukturë e re që do të veprojë pranë kryeministrit të Shqipërisë. Qeveria ka propozuar një projekt-ligj që synon riorganizimin e sistemit dhe kërkimit shkencor në vend, përmes ngritjes së Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, që do të drejtohet nga vetë kryeministri dhe do të përbëhet nga 19 anëtarë të tjerë, mes të cilëve 7 ministra.

Ministri përgjegjës për Shkencën, ai i inovacionit, energjisë, bujqësisë, shëndetësisë, mbrojtjes dhe mjedisit, së bashku me 4 përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, kryetarit dhe tre përfaqësues të Akademisë së Shkencave si dhe dy përfaqësuesit e qendrave të transferimit të teknologjive bujqësore, do të jenë anëtarët e Këshillit Kombëtar për Shkencën që së bashku me ministrinë e Arsimit do të jenë politikëbërësit në drejtim të zhvillimit shkencor.

Por teksa veprimtaria shkencore për institucionet e arsimit të lartë në vetë këto institucione, siç parashikon ligji për arsimin e lartë, përcaktohet nga vetë ato, me miratimin e ligjit të ri, fushat dhe synimi i kërkimit shkencor do të orientohet nga ministria dhe Këshillit Kombëtar për Shkencën. Përfaqësuesit e Institucioneve të Arsimit të lartë në këtë këshill do të zgjidhen nga Konferenca e Rektorëve dhe do të jenë, personalitete të njohura në fushën e shkencës e të kërkimit shkencor.

Ministria do të ketë tagër, gjithashtu, për vlerësimin dhe monitorimin e veprimtarisë së institutit ose njësive të ndryshme të kërkimit shkencor dhe në rast të mospërmbushjes së kritereve, ministri vendos kushte për vijimin e veprimtarisë deri në pezullim ose mbyllje të tyre. Rregullat dhe procedurat për vendosjen nën mbikëqyrje, pezullimin dhe mbylljen e institutit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Neni 8 parashikon rolin e ministrisë. Ministria është institucioni përgjegjës që harton, drejton, koordinon dhe realizon politikat e programit qeverisës në fushën e shkencës dhe të kërkimit shkencor. Ministria vlerëson veprimtarinë kërkimore të institucioneve të kërkimit shkencor, financuar me fonde publike, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe administron Regjistrin Kombëtar të Institucioneve, Instituteve, Njësive të Veçanta të Kërkimit Shkencor dhe Kërkuesve Shkencorë, në përputhje me këtë ligj. Ministri ka këto kompetenca:

a) Harton politika në fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor, si dhe i propozon Këshillit të Ministrave miratimin e strategjisë në këtë fushë;

b) Harton dhe propozon në Këshillin e Ministrave fushat dhe nënfushat prioritare të kërkimit shkencor;

c) Propozon në Këshillin e Ministrave modelin e financimit të buxhetit për shkencën dhe kërkimin shkencor, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe akteve të tjera, ligjore e nënligjore në fuqi;

ç) Harton dhe propozon për miratim pranë Këshillit të Ministrave Kodin e Etikës në Shkencë dhe në Kërkim Shkencor të harmonizuar me Kodin Evropian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor.’, thuhet në relacion. Parashikohet dhe krijimi i një organi këshillimor pranë Kryeministrit në emrin Këshilli Kombëtar për shkencën dhe kërkimin shkencor. Në përbërje të këtij Këshilli do të jenë Kryeministri dhe 19 anëtarë, ku përfshihen ministra dhe përfaqësues të arsimit të lartë dhe akademisë së shkencave.

DEBATET

Në përbërje të Këshillit parashikohet të jenë 7 ministra, ministri përgjegjës për shkencën; inovacionin; energjinë; bujqësinë; shëndetësinë; mbrojtjen dhe për mjedisin, si dhe përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë, nga Akademia e Shkencave dhe qendrat e inovacionit. Gjatë miratimit në mënyrë të njëanshme nga deputetët socialistë në nenin përkatës që parashikon mënyrën e funksionimit të këtij këshilli u ndryshua vetëm një fjalë në funksionet që do të kryejë ky këshill duke zëvendësuar ‘monitoron’ me ‘analizon’, -”analizon sistemin kombëtar të shkencës dhe kërkimit shkencor si dhe ecurinë drejt integrimit të sistemit në zonën evropiane të kërkimit (ERA), duke rekomanduar përmirësimin e tij sipas rastit”.

Zëvendësimi shkaktoi diskutime në komision, pasi deputetët e opozitës të pranishëm këmbëngulën që shqetësimi nuk lidhej me një fjalë, por me qëllimin e dispozitës për kontrollin e shkencës nga Kryeministri.

“Po lëmë shkencën në duart e disa njerëzve jo teknikë dhe kjo ngre shqetësim për censurim të lirisë së kërkimit shkencor”- tha deputetja e PD-së Oriela Nebijaj.

“Një model antishkencor dhe antieuropian”- e cilësoi nenin në fjalë kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa, duke folur për BIRN-in pas mbledhjes së komisionit.

“Përbërja e këshillit manifeston vullnetin, për të zhbërë reformën në kërkimin shkencor dhe ta rikthejë nën Akademinë e Shkencave dhe Ministrive, i manifestuar me tendencat centralizuese të para viteve 90, që koha provoi se ishte një eksperiment i dështuar”- shtoi Zhupa. Deputetët socialistë miratuan një sërë ndryshimesh në formulimet fillestare, për të cilat thanë se ishin sugjerime të ardhura nga drejtuesit e universiteteve, një organizëm i cili fillimisht e kundërshtoi me forcë nismën duke i kërkuar qeverisë të tërhiqet. Ndërsa deputetja Zhupa i cilësoi ndryshimet e draftit fillestar si “retushime” që nuk zgjidhin problematikat themelore te ligjit.

“Një ligj antishkencë dhe anti Europë, që censuron dhe patronazhon shkencën nga politika”- këmbënguli deputetja Zhupa.

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →