Grupi Parlamentar i Partisë Demokartike ka bërë një deklaratë publike lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Komitetin BE-Shqipëri, në të cilin amendmentet e tyre u refuzuan.
“Me keqardhje, mazhoranca ka refuzuar me votë, duke preferuar barrikadat politike të përçarjes dhe të luftës partiake edhe në procesin e integrimit. Kjo nuk i shërben aspiratave europiane të Shqipërisë. Ne ende besojmë se integrimi europian është dhe duhet të mbetet një proces gjithëpërfshirës. Ai u përket shqiptarëve, jo vetëm një mazhorance kalimtare. Ky duhet të jetë një proces që duhet të bazohet në meritë dhe vërtetësi”, thuhet në deklaratë.
Sakaq Grupi Parlamentar i PD thekson se do të qendrojë krah aspiratave të qytetarëve shqiptar ne procesin e integrimit europian, pasi është një proces që i përket të gjithëve dhe nuk është pronë private e askujt.
Në përmbyllje grupi parlamentar i PD shprehet se ka ardhur koha “të dalim nga barrikadat partiake, një ngjyrshe, sepse Shqipëria ka nevojë të respektoi vendimet e gjykatave, që lufton korrupsionin, dhe që ndërmerr reformat e duhura në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.”
Deklarata
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike qëndron krah aspiratave të qytetarëve shqiptar ne procesin e integrimit europian.
Ky proces është aspirata e çdo shqiptari, një rrugë që duhet të ecë përpara përmes dialogut të hapur dhe vendimmarrjes gjithëpërfshirëse. Por, në momentin kur mazhoranca ngre kartonin kundër këtij dialogu dhe zgjidh monologun si mënyrë komunikimi, krijohen pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e procesit.
Ky është një proces që i përket të gjithëve – nuk është pronë private e askujt.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duke patur në konsideratë nevojën për bashkëpunim gjithëpërfshirës në këtë proces, paraqiti disa amendamente dhe sugjerime mbi Rezolutën në Komitetin Parlamentar për Stabilizin Asocimin, të ndërtuara mbi katër shtylla të forta: sundimi i ligjit, liria ekonomike, lufta kundër korrupsionit, dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Ky është vizioni ynë për një Shqipëri të përfshirë, të drejtë dhe të gatshme për Europën.
Por, me keqardhje, mazhoranca ka refuzuar me votë, duke preferuar barrikadat politike të përçarjes dhe të luftës partiake edhe në procesin e integrimit. Kjo nuk i shërben aspiratave europiane të Shqipërisë. Ne ende besojmë se integrimi europian është dhe duhet të mbetet një proces gjithëpërfshirës. Ai u përket shqiptarëve, jo vetëm një mazhorance kalimtare. Ky duhet të jetë një proces që duhet të bazohet në meritë dhe vërtetësi.
Koha ka ardhur të dalim nga barrikadat partiake, një ngjyrshe, sepse Shqipëria ka nevojë të respektoi vendimet e gjykatave, që lufton korrupsionin, dhe që ndërmerr reformat e duhura në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.