Shkodra është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasditen e kësaj të mërkure (30 tetor), ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Paraprakisht raportohet se ka dy persona te vrare dhe dy te plagosur në zonën “5 heronjtë e Vigut”, por ende nuk ka detaje në lidhje me këtë ngjarje.
Raportohet se 4 personat kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise per te hedhur drite mbi zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.
Nderkohë jane ngritur postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit.
Ende nuk dihen emrat e viktimave.