Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi gjatë vizitës së eurodeputetit Fredi Beleri ditën e djeshme në Tiranë.
Dje Dilaver Neli sulmoi Belerin duke i hedhur kos dhe vezë.
Skena u regjistrua te Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, një ditë më parë.
Beleri ishte i rrethuar nga gazetarët në momentin kur protestuesi hodhi vezën në drejtim të tij. Veza ka rënë edhe mbi reporterët që kërkonin të merrnin një prononcim nga eurodeputeti për vizitën e parë zyrtare në Tiranë pas daljes nga burgu.
Lidhur me rastin Policia e Tiranës bën me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal.
“Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F. B., me detyrë eurodeputet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
NJOFTIMI
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal.
Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F. B., me detyrë eurodeputet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.